×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani serb: S’ka burrë që e njeh pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    28 October 2020 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikani serb, Aleksander Shapiq, i cili drejton partinë “Aleanca e serbëve patirotë” ka thënë se në rrethanat aktuale nuk ka njeri në Serbi që do të mund të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    Ai gjithashtu ka përmendur edhe faktin që Serbia vazhdon të mbajë Kosovën në kushtetutë dhe se për të bërë ndryshime kushtetuese duhet të organizohet referendum, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.


    “ Puna është që kemi pak gjëra në të cilat mund të ndikojmë, por në anën tjetër, të heqim dorë ashtu, me vetëdije, pa asgjë, historia e botës nuk e njeh një gjë të tillë”, ka thënë Shapiq.

    Tutje ai ka thënë se qytetarëve duhet t’iu tregohet nëse njohja e Republikës së Kosovës është kusht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

    “Për ta ditur se çfarë na pret dhe cilat janë pasojat. Bashkë, pozitive dhe negative. Çdo vendim që vjen nga populli është legjitim, por secili duhet të jetë I kujdesshëm se çfarë vendime sjellë”, ka thënë ndër të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark