Politikania shqiptare qëllon me armë drejt ikonës së Jezusit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Politikania shqiptare qëllon me armë drejt ikonës së Jezusit

    Insajderi
    11 September 2024 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sanija Ameti, një këshilltare nga Partia e Gjelbër Liberale e Zvicrës dhe me origjinë nga Kosova, e gjeti veten në qendër të një skandali pasi postoi në rrjetet sociale një video të saj duke qëlluar në një imazh të Virgjëreshës Mari që mban Jezu Krishtin.

    Pas një sërë reagimesh negative, Sanija Ameti ka hequr postimin dhe ka kërkuar falje. Ajo shpjegoi se kishte përdorur imazhin nga katalogu sepse kishte qenë “madhësia e duhur dhe mjaft e dukshme” për të shërbyer si objektiv.

    “Nuk i kam kushtuar rëndësi përmbajtjes së imazhit”, pohoi Sanija Ameti, duke pranuar se ishte e gabuar dhe duke i quajtur veprimet e saj “absolutisht marrëzi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark