Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka disa ditë që po i kërkon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të takohen lidhur me atë që i pari i ekzekutivit shqiptar po e quan të jashtëzakonshme.
Rama në konferencën e jashtëzakonshme ka thënë se ka fituar pak kohë që Kosova të mos sanksionohet nga faktori ndërkombëtar, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë. Nëse nuk do të shfrytëzojmë dot këtë kohë në një sens të përbashkët në mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani që është në plan, realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vijë në lëvizje”, deklaroi ai.
Tutje, Rama në këtë konferencë ka bërë të ditur se do ta anulojë pjesëmarrjen në mbledhjen e dy qeverive.
Kryeministri Rama i njoftoi krejt këto pas një bisede që ai pati me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell. /Insajderi.org/