×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama e konfirmon anulimin e takimit: I kërkova Kurtit tjetër format, Kosova po rrezikon sanksione

    Insajderi
    13 June 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndryshojë formatin e takimit për nesër, mirëpo që ky i fundit nuk ka pranuar një gjë të tillë.

    Rama, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha që i propozoi Kurtit që ta zhvillojë një takim të formatit më të ngushtë për shkak të situatës së jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    “E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur pasdite me Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me Ministra të Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht me këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike, në një pikë të paimagjinueshme. Kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do të vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë”, ka deklaruar ai.

    “Ai ka kërkuar që mbledhjet të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë. Por, kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase nuk është përgjigja përfundimtare nga ana e kryeministrit, unë shpresoj shumë që mund të takohemi për të ballafaquar emocionet në kushtet kur jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, të masave shtrënguese nga një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”, ka thënë ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark