Polonia duhet të zotohet se do ta respektojë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, thuhet mes të tjerash në një letër të tre senatorëve amerikanë drejtuar kryeministrit polak.
Senatorët e kanë shkruar këtë letër duke iu referuar ligjeve të reja për mediat dhe për gjykatën kushtetuese.
Partia në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia Konservatore dhe Euroskeptike, e ka mbushur gjykatën kushtetuese me të emëruarit e saj dhe e ka ndryshuar sistemin e votimit të gjykatës.
Pushteti e ka kaluar një ligj, sipas të cilit, qeverisë i lejohet të ketë kontrollë të plotë mbi emërimin e shefave të medieve.
Ky veprim ka nxitur shqetësime edhe vetë brenda BE-së.
Tre senatorët, Ben Cardin, John McCain dhe Richard J. Durbin, kanë shkruar në letrën e dërguar tek kryeministri Beata Szydlo, se janë të shqetësuar në lidhje me veprimet e ndërmarra nga Polonia.
Veprimet sipas tyre, kërcënojnë pavarësinë e mediave dhe pavarësinë e gjykatës më të lartë të vendit.
Letra e senatorëve është dërguar më 10 shkurt ndërsa disa ditë më vonë kryeministri Szydlo është përgjigjur, duke e fajësuar qeverinë e kaluar për gjendjen në gjykatën kushtetuese.
Ai ka thënë se ligji i ri për mediet, nuk e ka shkelur asnjë standard evropian.