Populli vuan nga mungesa e rrymës, Kurti ia krisëvalle në një dasmë në Llap - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Populli vuan nga mungesa e rrymës, Kurti ia krisëvalle në një dasmë në Llap

    Insajderi
    29 December 2024 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Kosovës po përballen me ndërprerje të paprecedenta të energjisë elektrike ndër vite, që zgjasin dhjetëra orë çdo ditë.

    Ndonëse kryeministri i vendit, Albin Kurti u deklarua i shqetësuar me ankesat e qytetarëve për reduktime të energjisë elektrike, kjo nuk i zgjati shumë.

    Ai është parë në një dasem në Podujevë. Si rrallë herë, kryministri Kurti shihet më i lumtur se kurrë. Ia krisë valles bashkë me dasmorët.

    Qytetaret e Kosovës po vazhdojnë të përballem me reduktime të ashpëra të energjisë elektrike që disa ditë.

    @batmank77 Albin Kurti – Lideri i shqiptarëve!👑 #albinkurti #kosova #albania #albania #fyp ♬ original sound – B7

    Ministria e Ekonomise sqaroi se  me uljen e temperaturave dhe duke qenë në prag të fundvitit, konsumi i energjisë elektrike është rritur në rajon e në disa vende evropiane.

    “Aktualisht, rrjeti i shpërndarjes dhe transmisionit ka arritur kapacitetin maksimal të shfrytëzimit (mbi 1400 MW gjatë ditës dhe mbrëmjes). Kjo mbingarkesë po rrezikon stabilitetin e sistemit dhe furnizimin e disa zonave, për shkak të prishjeve që shpesh ndodhin në mot të lig ose mungesës së kapaciteteve të lira alternative për furnizim”, – shkruan në llogarinë e Ministrisë së Ekonomisë në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark