Së fundi, porositë online janë bërë një mënyrë shumë e popullarizuar për të blerë rroba, sidomos fustana. Platforma të ndryshme online ofrojnë një gamë të gjerë fustanash me stile dhe çmime të ndryshme.
Por qytarët shpesh hasin në probleme që janë bërë të zakonshme dhe shqetësuese. Shumë herë, fustanat që porositen online nuk përputhen me ato që reklamohen në faqe.
Klientët shpesh raportojnë se produktet që marrin janë të një cilësie shumë më të ulët se ato që paraqiten në fotografitë e faqeve online. Ngjyrat, materialet dhe madje edhe dizajni mund të jenë tërësisht të ndryshme.
E kjo krijon zhgënjim dhe ndjenja të mashtrimit tek konsumatorët. Por përpos kësaj, një problem tjetër i madh është që faqet online nuk iu përgjigjen klientëve për ankesat që i kanë pasi produkti është dorëzuar.
Një qytetare ka rrëfyer për Insajderin një përvojë të tillë. Ajo ka thënë se faqja nuk i është përgjigjur pasi nuk e ka marrur porosinë e njejtë.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: