Insajderi
Lajme

Propozimi i Konjufcës për president – Çitaku: Tashmë është e qartë, Kurti do pushtet total

Insajderi
04 March 2026 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Propozimi i Konjufcës për president – Çitaku: Tashmë është e qartë, Kurti do pushtet total
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se tashmë është e qartë se lideri i VV’së Albin Kurti, ‘’nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total’’.

Deputetja e PDK’së ka vlerësuar se Kurti po e shtyn vendin drejt ‘’një krize të re politike’’, dhe se, kryetari i partisë në pushtet ka zgjedhur krizën dhe përplasjen.

Postimi:

Tashmë është e qartë: Albin Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total.

Në kohën kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, ai me vetëdije po e shtyn vendin drejt një krize të re politike. Jo sepse nuk kishte rrugëdalje. Përkundrazi, zgjidhja ishte aty. Mundësia për marrëveshje dhe për zgjedhjen e presidentit ekzistonte.

Por Kurti zgjodhi krizën. Zgjodhi përplasjen. Zgjodhi interesin e tij politik mbi interesin e shtetit.

Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë këtë ndëshkim që po ua imponon ai.

Institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt, e aq më pak e një njeriu që e sheh pushtetin si qëllim në vetvete.

Kosova është më e madhe se ambicia e kujtdo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark