Insajderi
Biznes

Porsche me rekord të ri botëror

Insajderi
02 May 2017 - 14:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Porsche ka thyer rekordin botërorë për tërheqje.

285 ton është pesha e mega avionit Airbus A380 të cilin Porsche me modelin Cayenne ka arritur ta tërheqë duke vendosur rekord të ri botërorë Guinness, transmeton Express. Ishte modeli Cayenne S Diesel me të cilin Porsche arriti të tërheqë avionin e Air France, Airbus A380 duke kaluar rekordin e mëparshëm të tërheqjes me 115 ton.

Kjo tërheqje ishte mbresëlënëse jo vetëm për faktin se Airbus A380 është 100 herë më i rëndë se Porsche, por edhe fakti se modeli që tërhoqi këtë avion ishte model standard. Ky avion u tërhoq për 42 metra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark