×
  • Biznes
  • Biznes

    Porsche zbulon çmimin e modelit të ri Panamera E-Hybrid

    Insajderi
    28 March 2024 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimi për Porsche Panamera më të fuqishme Turbo E-Hybrid me 670 kuaj fuqi është 192,995 dollarë (178,661 euro).

    Megjithatë, si produktet e tjera të Porsche, çmimi rritet kur filloni t’i shtoni veçori të tjera.

    Turbo E-Hybrid vjen me një motor hibrid V8 4.0 litërsh dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 315 km/h, shkruajnë mediat e huaja.

    Edhe pse ky E-Hybrid ka më pak fuqi se ai i mëparshmi, kapaciteti i baterisë së tij është rritur nga 17.9 kilovat në 25.9.

    Bëhet e ditur se e gjithë kjo fuqi kontrollohet nga sistemi plotësisht aktiv, Porsche Active Ride.

    Ky sistem i lejon veturës të ketë kontroll mbi lëvizjet e trupit të saj, duke e bërë atë të anohet në qoshe si motoçikletë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark