Suzana Tahiri shumë herë ka marr vëmendjen e publikut me tatuazhet e saj.
Kryesisht ajo mban tatuazh në krah ish-kryeministrin dhe ish-Presidentin, Hashim Thaçi.
Ndërkohë në një prononcim për Gazetën Panorama.al, Suzana Tahiri tregon se djali i Hashim Thaçit është kënaqur kur e ka parë ketë tatuazh.
“Është i kënaqur dhe shumë i lumtur se babë e bir aq shumë ngjajnë sa më duket edhe Endriti është në krahun tim dhe se kjo ide më së pari e shfaqa unë”, ka thënë Tahiri.
Ndër të tjera, ajo tregoi dhe preferencat që ka për liderët e Shqipërisë, ndërkohë që veçoi dy politikanë të preferuar Edi Ramën dhe Saimir Tahirin.
E pyetur nëse kishte ndërmend të bënte tatuazh ndonjë prej liderëve shqiptar, ajo shprehet se në rast se do martohet do bëjë portretin e burrit të saj.