Portugalia po tregon përformancë të shkëlqyer në ndeshjen kundër Uzbekistanit, të vlefshme për grupe në Kupën e Botës.
Tashmë portugezët kanë shënuar edhe golin e katërt, i cili erdhi si autogol i Abduvakhid Nematov, pasi vija e mbrojtjes së uzbkeëve s’arritën ta përceptojnë një skemë portugeze nga goditja e këndit, shkruan Insajderi.
Paraprakisht, përmes një skeme Bruno Fernandez ia “gatoi” një top Cristiano Ronaldos nga gjuajtja e lirë, mirëpo ylli portugez s’arriti ta konvertonte në gol.
Edhe goli i dytë nga goditja e këndit erdhi si skemë, pasi që u mendua se do të godiste Ronaldo por ishte Nuno Mendes ai që goditi dhe realizoi. /Insajderi.org/
Portugal 4-0
— Just Football (@JustFootball_20) June 23, 2026
GOOOOAAAAAAAAALLLL!
OWN GOAL BY KHUNASOV!#PORUZB pic.twitter.com/NJWGjYNlBM