Insajderi
Insporti

Portugalia publikon formacionin zyrtar ndaj Uzbekistanit, Ronaldo udhëheq sulmin

Insajderi
23 June 2026 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Portugalia publikon formacionin zyrtar ndaj Uzbekistanit, Ronaldo udhëheq sulmin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri Roberto Martínez ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë Cristiano Ronaldon në sfidën e rëndësishme të Kupës së Botës ndaj Uzbekistanit. Në formacionin titullar rikthehet edhe Rúben Dias, ndërsa João Félix dhe Pedro Neto do ta mbështesin Ronaldon në repartin ofensiv.

Formacioni zyrtar i Portugalisë (4-3-3): Diogo Costa; João Cancelo, Rúben Dias, Renato Veiga, Nuno Mendes; Vitinha, Bruno Fernandes, João Neves; Pedro Neto, Cristiano Ronaldo, João Félix.

Portugalia hyn në këtë ndeshje me objektivin e vetëm fitoren, pas barazimit 1-1 në takimin e parë të grupit. Një sukses ndaj Uzbekistanit do ta vendoste skuadrën e Martínez në pozitë të favorshme për kualifikimin në fazën eliminatore.

Ndërkohë, Uzbekistani i Fabio Cannavaros synon surprizën e madhe, me sulmuesin Eldor Shomurodov si armën kryesore në repartin ofensiv.

Formacioni zyrtar i Uzbekistanit (3-4-2-1): Nematov; Khusanov, Ashurmatov, Abdullaev; Karimov, Khamrobekov, Shukurov, Nasrullaev; Fayzullaev, Ganiev; Eldor Shomurodov. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark