Insajderi
Lajme

Posta e Kosovës rikthen në funksion të plotë zyrën postare Zveçan-2

Insajderi
02 April 2025 - 20:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Posta e Kosovës rikthen në funksion të plotë zyrën postare Zveçan-2
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Posta e Kosovës njofton qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të të gjitha riparimeve të nevojshme, si pasojë e dëmtimit nga sulmi i fundit.

”Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përfshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona” thuhet në njoftim për media.

Më tutje thuhet se Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel, duke reflektuar përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pavarësisht sfidave.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark