×
  • Lajme
  • Lajme

    “Postim islamofob!” Qytetarët i kundërpërgjigjen komunës për mbeturinat e Iftarit, ia përmendin festivalet e birrës

    Insajderi
    17 March 2024 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një postim i Drejtorisë për Shërbime në Komunën e Prishtinës lidhur me disa mbeturina që sipas postimit thuhet se ‘janë lënë pas Iftarit në sheshin Adem Jashari’ është kundërshtuar fuqishëm nga organizatorët dhe besimtarët mysliman.

    Postimi po cilësohet si “postim islamofob” pasi që sipas komenteve të qytetarëve thuhet se mbeturinat janë mbledhur pasi është kryer iftari. Por, në disa komente thuhet se ato janë shpërndarë nga qentë endacak.

    Perparim Blakaj në komentin e tij ka sqaruar se Feja Islame nuk lejon ‘kurrë’ të ndoten hapësirat që ata shfrytëzojnë për Iftar.

    “1. Mbetjet e iftarit GJITHMONË futen ne thasë dhe hudhen në koshin e plehrave (aty edhe ku duhet) ose dorëzohen tek personat ”përgjegjës”. Këta të fundit, meqë janë të papërgjegjshëm, i lënë ashtu pa i mbledhur e dorëzuar në deponitë e mbeturinave. Qentë pastaj, meqë janë të uritur e janë me dhjetra në Prishtinë si me qenë taksapagues të rregullt, vijnë dhe ua vështirësojnë pastruesve edhe më shumë punën duke krijuar këtë parregullsi.”, shkruan ai.

    Tutje, disa komentet të tjera replikojnë ndaj komunës se përse nuk kanë vënë gjoba edhe për organizimet e festivaleve të tjera si “Sunny Hill, Beer Fest, e Halloween”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark