Pozhari reagon ndaj"Qikave" që nuk dinë të lexojnë: Në mungesë të argumenteve po përpiqen të më bëjnë shënjestër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pozhari reagon ndaj”Qikave” që nuk dinë të lexojnë: Në mungesë të argumenteve po përpiqen të më bëjnë shënjestër

    Insajderi
    23 August 2021 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata QIKA ka bërë thirrje mediave që të mos e ftojnë më në debate televizive, në rolin e analistit, Xhevdet Pozharin, për shkak të gjuhës së përdorur pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Sipas kësaj organizate, gjuha e Pozharit normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave.

    Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pozhari shkruan ndër të tjera se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.

    Pozhari në një pronocim për Insajderin tha se në rastin që këshilla e tij për vajza të reja merret në konotacion negativ, atëherë nuk është problem bojkotimi i tij.

    Ai gjithashtu ka reaguar edhe përmes një statusi tjetër, drejtuar “Qikave” që nuk dinë të lexojnë, ku ka thënë se në mungesë të argumenteve po përpiqen të më bëjnë shënjestër.

    Shkrimi i plotë:

    “Qikave” që nuk dinë të lexojnë!

    Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t’i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër.

    Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark