
Organizata QIKA ka bërë thirrje mediave që të mos e ftojnë më në debate televizive, në rolin e analistit, Xhevdet Pozharin, për shkak të gjuhës së përdorur pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Sipas kësaj organizate, gjuha e Pozharit normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pozhari shkruan ndër të tjera se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.
Në një pronocim për Insajderin, Pozhari tha se nuk e ka parë reagimin e organizatës QIKA, por nëse këshilla e tij për vajza të reja merret në konotacion negativ, atëherë nuk është problem bojkotimi i tij.
“Nuk e kam parë reagimin, por nëse një këshillë dashamirëse për vajzat e reja po na sjelll kaq problem atëherë le të më bojkotojnë” – tha ai.