×
  • Lajme
  • Lajme

    Pozita dhe opozita grinden edhe për posterin e Rugovës

    Insajderi
    16 February 2016 - 17:06

    Një ditë para festës së Republikës për pozitën dhe para protestës në mbrojtje të Republikës, të dy palët përpos që po grinden dhe akuzojnë njëri tjetrin për çkado tjetër, tashmë po merren edhe me një poster.

    Bëhet fjalë për posterin e presidentit Ibrahim Rugova, i vendosur në ndërtesën në sheshin “Zahir Pajaziti” që është ndërruar për t’u vendosur i ri nga Këshilli Organizativ për shënimin e 8 vjetorit të Pavarësisë.

    Zyra e kryeministrit, nëpërmjet këshilltarit të Isa Mustafës, Sokol Havolli, ka akuzuar Komunën e Prishtinës se ka tentuar të pengoj ndërrimin e këtij posteri, por pa treguar se në cilën mënyrë Komuna ka tentuar ta pengojë këtë veprim.

    Sipas Havollit ndërrimi i posterit është bërë me “kërkesë të qytetarëve pas dëmtimit në vite”.

    E menjëherë pas tij, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas  tij, krejt kjo është një propagandë që ai e ka quajtur “ të poshtër” të Qeverisë për të manipuluar me figurën e Rugovës.

    “Kur dikush hyn në shesh me kran dhe fillon heqjen natyrisht që inspektorati i Komunës se Prishtinës do të pyes se çka po bëjnë dhe do ta evidentoj rastin sepse komuna është përgjegjëse për hapësirat publike. Çka i kushton qeverisë me punu sipas ligjit për një poster. Apo janë mësuar të punojnë pa leje”, ka shkruar Ahmeti.

    Pozita dhe opozita kanë përdorur gati gjithçka për të akuzuar njëra tjetrën, qysh prej kohës kur ka filluar kriza politike në vend.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark