"Pozita e ministrit të shëndetësisë peng i grupeve të interesit brenda partisë në pushtet" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Pozita e ministrit të shëndetësisë peng i grupeve të interesit brenda partisë në pushtet”

    Insajderi
    18 November 2022 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar ashpër Qeverinë për mosemërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

    Haxhiu tha në Kuvend se Kurti s’po merr vendim për emërimin e ministrit të ri sepse sipas tij ka mbetur peng i grupeve të interesit në VV dhe Listën Guxo.

    Ai tha gjithashtu se Komiteti për Shëndetësi është themeluar për ta përzënë ish-ministrin Latifi në SHBA.

    “Albin Kurti s’merr vendim me emëru një ministër të Shëndetësisë, sepse ka mbetur peng e grupeve të interesit mes Vetëvendosjes dhe Listës Guxo. Komiteti për Shëndetësi u themelua për ta përzënë Rifat Latifin në Amerikë, dhe kjo dëshmohet sepse pas dorëheqjes së tij, më nuk u mbajt asnjë mbledhje nga Komiteti”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark