Insajderi
Lajme

Pozita e presidentit, Bajrami: Assesi s’duhet t’i lejohet VV-së autoritare t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit

Insajderi
22 April 2026 - 22:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pozita e presidentit, Bajrami: Assesi s’duhet t’i lejohet VV-së autoritare t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ajo ka theksuar se LDK-ja, si subjekt politik, ka dhënë kontributin e saj brenda mundësive që ka pasur dhe ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim.

Megjithatë, sipas saj, kjo ofertë për bashkëpunim nuk është trajtuar seriozisht dhe nuk është pranuar.

Bajrami në emisionin “Rubikon” u shpreh gjithashtu se nuk duhet t’i lejohet VV-së t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbyllur kontributin e saj, si parti politike, brenda kapacitetit të saj ka ofruar bashkëpunim, bashkëpunimi nuk është marrë seriozisht dhe nuk janë pranuar”.

“Ne nuk kemi kërkuar hise në Qeveri, ne kemi kërkuar balancim të pushteteve dhe sot e kësaj dite, konsiderojmë që assesi nuk duhet t’i lejohet Lëvizjes Vetëvendosje, si parti autoritare që është, që t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit”, u shpreh ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark