Fifi është komentuar gjatë pasi vitin që shkoi humbi shumë kilogramë dhe si duket kjo gjë vazhdon të ketë interes për fansat e saj.
Aktualisht këngëtarja është me pushime dhe s’na i kurseu aspak fotot me bikini.
Në njërën nga fotot, Fifi thekson se e do trupin ashtu siç është në të vërtetë teksa në postimin tjetër ajo ka një mesazh për të gjithë ato që i shkruajnë me adresa “fake”.
“Qe edhe njo per juve Instagramat Fake qe m’doni shume, me percjellni konstant e s’doni me ma shpreh dashnine me emer per mos me m’u rrit mendja 😂😘”, ka shkruar ajo.