×
  • Lajme
  • Lajme

    Pranoi një mijë euro ryshef, policit hetues i caktohet masa e paraburgimit

    Insajderi
    11 February 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një muaj paraburgim i është caktuar policit hetues nga Obiliqi që po dyshohet për ‘marrje ryshfeti’, shkruan Insajderi.

    Inspektorati Policor i Kosovës thotë se zyrtari policor dyshohet ka pranuar 1000 Euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, në çështjen penale kundër të pandehurit B.H për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

    “Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, njofton gjykata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark