Insajderi
Lajme

Prattipati kërkon që Kosova të investojë në gazin natyror të SHBA-së

Insajderi
08 July 2026 - 14:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prattipati kërkon që Kosova të investojë në gazin natyror të SHBA-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë thirrje që të diversifikojë furnizimin me energji elektrike përmes gazit natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Deklaratën e Prattipatit e ka shpërndarë ambasada e Amerikës në Kosovë, e cila bëri të ditur se e ngarkuara me punë ishte pjesmërarëse në pritjen e çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati mori pjesë në pritjen e Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë, duke vlerësuar anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për forcimin e tregtisë SHBA-Kosovë. Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të eliminuar tarifat doganore për mallrat amerikane dhe mbështeti që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan për të siguruar investime të ardhshme amerikane”, thuhet në njoftimin e SHBA’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark