Insajderi
Lajme

Prebeza dorëzon mbi 60 dosje në Krimet Ekonomike për dyshime për keqpërdorime nga ish-qeverisja

Insajderi
03 February 2026 - 15:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prebeza dorëzon mbi 60 dosje në Krimet Ekonomike për dyshime për keqpërdorime nga ish-qeverisja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebeza, ka bërë të ditur se sot janë dorëzuar mbi 60 dosje për hetim në Njësinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Ai tha se këto dosje kanë të bëjnë lidhur me dëmtimin e interesit publik dhe dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja komunale.

“Sot po dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës për dëmtimin e interesit publik dhe dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja. Gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmëris”, ka shkruar Prebeza në “Facebook”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark