Insajderi
Lajme

Prebreza e largon përfundimisht drejtorin e dyshuar për tjetërsim të pronës milionëshe në Fushë Kosovë

Insajderi
14 September 2026 - 12:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prebreza e largon përfundimisht drejtorin e dyshuar për tjetërsim të pronës milionëshe në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar për lirimin nga detyra të drejtorit të Pronës, Gëzim Zogianit, të arrestuar për tjetërsim të pronës 1,5 milionë euroshe.

Prebreza ka publikuar vendimin në rrjetin social ‘Facebook’, duke thënë se vendimi nuk paragjykon përgjegjësinë penale të askujt, shkruan Insajderi.

“Ky veprim nuk paragjykon përgjegjësinë penale të askujt. Përcaktimi i fajësisë u takon vetëm organeve kompetente të drejtësisë, punën e të cilave e respektojmë plotësisht. Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë pa rezervë me Prokurorinë dhe me çdo institucion tjetër përgjegjës për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje”, ka deklaruar Prebreza.

“Qëndrimi ynë mbetet i qartë: në Komunën e Fushë Kosovës nuk do të ketë mbrojtje politike për asnjë emër, pozitë apo interes, asgjë nuk do të vendoset mbi ligjin dhe besimin e qytetarëve”, thotë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark