Insajderi
Lajme

Prej 17 ditësh në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Insajderi
24 October 2025 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prej 17 ditësh në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prej 17 ditësh, ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, vijon të jetë i shtruar në një spital privat në Tiranë, pas një arresti kardiorespirator.

Burime pranë stafit mjekësor bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rënduar, pa shenja përmirësimi, por as përkeqësimi të mëtejshëm.

Fatos Nano, 73 vjeç, është një nga figurat kryesore të tranzicionit politik në Shqipëri.

Ai njihet si themeluesi dhe kryetari i parë i Partisë Socialiste, duke udhëhequr transformimin e ish-Partisë së Punës në një forcë të qendrës së majtë që mbajti peshë të madhe në zhvillimet politike pas viteve ’90.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark