Insajderi
Biznes

Prej cilit vend më së shumti mërgimtarët dërgojnë para në Kosovë?

Insajderi
21 May 2017 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, shënuan vlerën prej 691.0 milionë euro që paraqet një rritje vjetore prej 3.8 për qind, thuhet në raportin e BQK-së për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Sipas këtij raporti, remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra,  vende këto nga të cilat dërgohen 37.1 për qind përkatësisht 22.6 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë, shkruan RTKLive.

“Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga ShBA-të, gjegjësisht 6.8 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë, thuhet në raportin e BQK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark