Prej nesër kthehet në funksion shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej nesër kthehet në funksion shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë

    Insajderi
    17 July 2022 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga nesër do të kthehet në funksion shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Onkologjisë, Ardian Millaku.

    Pacientët të cilët do e vazhdojnë trajtimin janë kontaktuar në ditën e premte, pra gradualisht do të njoftohen të gjithë pacientët që janë për trajtimin me rrezatim.

    Trajtimet e radioterapisë ishin ndërprerë për shkak se klinika ishte zhytur në ujë për 13 ditë si pasojë e reshjeve të shiut.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë vizitës që i kishte bërë kësaj klinike javën paraprake, pati thënë se këtyre pacientëve do t’u mundësohet shërbimi në Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark