Insajderi
Biznes

Premium Bakery hap edhe një pikë të re

Insajderi
31 October 2022 - 16:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Premium Bakery hap edhe një pikë të re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fabrika më e madhe në Kosovë që operon rrjetin më të madh të furrave në vend, Premium Bakery, dita-ditës po zgjerohet për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe për të sjellë një përvojë të veçantë për secilin.

Sot, më datën 31 tetor, në praninë e shumë qytetarëve, Premium Bakery hapi edhe një pikë të re në sheshin e Mitrovicës, Rr. Agim Hajrizi.

Që në orët e para të hapjes,  kalimtarë të shumtë vizituan pikën e re dhe provuan ushqimet dhe pjekurinat që ofron kjo furrë.

Deri më tani, Premium Bakery ka disa dyqane në shumë qytetet të Kosovës; në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Ferizaj dhe së fundmi në Mitrovicë.

Premium Bakry ka filluar punën e që nga viti 2000 si kompani e prodhimit të miellit dhe varieteteve të produkteve të miellit për tregun e Kosovës dhe vendeve fqinje.
Bazuar në nevojën e tregut për bukë, në vitin 2012 filloi prodhimin e bukës së bardhë industriale standarde. Ndërkohë filloi të prodhojë varietete të tjera të bukës, kroasantë dhe lloje të ndryshme të pjekurinave, dhe sot numëron mbi 100 produkte.

Premium Bakery ka krijuar një infrastrukturë moderne në përputhje me kërkesat që ka një furrë bashkëkohore dhe ka disa linja prodhimi.

Premium Bakey ka për qëllim përmirësimin e proceseve të prodhimit dhe shërbimit, dhe sfidimin e ideve të vjetra të shërbimit. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark