BE premton internet falas, WI-FI për të gjithë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE premton internet falas, WI-FI për të gjithë

    Insajderi
    30 May 2017 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri në vitin 2020, BE-ja synon të mbulojë gjithë Evropën me pikat e ashtuquajtura “Funknetz-Hotspots”. Brenda tre vjetëve rajoni i BE-së duhet të mbulohet me rrjetin e internetit WLAN.

    Çdo qytet, madje edhe një komunitet i vogël, duhet të pajiset me një qasje interneti pa kabëll në qendrat kryesore, parqe, shitore, spitale apo vende të tjera publike. Përdorimi i rrjeteve të radios duhet të jetë pa pagesë. Kjo është të paktën e ashtuquajtura iniciativë “Wifi4EU”, e cila tani është miratuar nga përfaqësuesit e shteteve anëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian në Bruksel, përcjell albinfo.ch.

    Financimi fillestar vjen nga vetë BE-ja: iniciativa “Wifi4EU” siguron 120 milionë euro të financimit. Komunat, të cilat nuk kanë ende një WLAN falas, mund të aplikojnë.

    Gjithsej 6000 deri në 8000 komuna mund të përfitojnë nga programi online.

    Në Bruksel, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka premtuar se iniciativa “Wifi4EU” do të “sigurojë çdo fshat dhe qytet në BE me internet falas në qendrat kryesore”.

    Detajet e fundit mbi iniciativën «Wifi4EU» duhet të qartësohen deri në fund të vitit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark