×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Presidenca tregon se me çfarë pasaporte udhëtoi Osmani në Spanjë

    Insajderi
    06 October 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që nga dita e djeshme po qëndron në Samitin e Granadës në Spanjë, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

    Ishte një qytetarë që pyeti se si ka udhëtuar Osmani në Spanjë, ndërsa atij iu përgjigj këshilltarja e presidentes Osmani, Egnesa Vitia.

    Vitia tha se Osmani ka udhëtuar me pasaportën e Kosovës në Spanjë.

    “Presidentja Osmani ka udhëtu me pasasportë të Republikës sē Kosovës, si dhe nuk posedon asnjë pasaportë tjetër. Me vize te leshuar nga ambasada e Spanjes ne Shkup, kurse udhetimi nepermjet Vjenes. Te gjitha me pasaporte te Republikes se Kosoves. Nuk eshte hera e pare qe kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS.” – shkroi ajo në X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark