Presidenti i Austrisë ofron mbështetje për gratë me mbulesë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti i Austrisë ofron mbështetje për gratë me mbulesë

    Insajderi
    26 April 2017 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publikohet një pjesë e programit të përgatitur nga Televizioni Publik i Austrisë (ORF) me rastin e ditës së 100-të të marrjes së detyrës nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen, i cili planifikohet të transmetohet më 5 maj.

    Në program përfshihen fjalimet, aktivitetet si dhe një intervistë me presidentin Van der Bellen.

    Ai iu është përgjigjur pyetjes lidhur me mbulesën e femrave, temë tjetër e cila ka shkaktuar reagime të shumta në këtë vend.

    “Është e drejtë e tyre që gratë të vishen ashtu si duan. Jo vetëm gratë muslimane, por të gjithë gratë mund të vënë mbulesa. Nëse vazhdon në këtë mënyrë dhe nëse përhapet islamofobia në çdo aspekt, atëherë do të vijë një ditë ku ne mund të kërkojmë nga të gjitha gratë të vënë mbulesa për t’i përkrahur gratë të cilat mbajnë mbulesë për arsye fetare”, tha Van der Bellen.

    Duke folur për çështjen e nënshtetësisë së dyfishtë, që ka shkaktuar reagime të shumta, Van der Bellen, ka thënë se “Nuk shoh ndonjë problem në marrjen e nënshtetësisë së dyfishtë të një personi”.

    Ai po ashtu ka shprehur mendimin se marrja e nënshtetësisë së dyfishtë nuk do i sjellë ndonjë dëm shtetit të Austrisë, raporton Anadolu Agency.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark