Presidenti filipinas nuk kërkon falje që quajti ambasadorin amerikan “gay” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti filipinas nuk kërkon falje që quajti ambasadorin amerikan “gay”

    Insajderi
    13 August 2016 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Filipineve, Rodrigo Dutere, ka refuzuar që të kërkojë falje pasi quajti ambasadorin amerikan “gay” dhe “një bir lavireje”.

    Ai ka mbrojtur fjalët e tij edhe pse ofendimi i tij nxiti konflikt diplomatik mes dy vendeve, shkruan The Guardian.

    Departamenti i Shtetit amerikan ka thirrur ambasadorin e vet për një takim për të sqaruar rreth deklaratës të bëra nga presidenti para ushtarëve të tij.  Ambasada amerikane i ka quajtur deklaratat e presidentit si “të papranueshme dhe të papërshtatshme”.

    Kjo nuk është hera e parë që presidenti 71 vjeçar ka përdorur gjuhë të pahijshme gjatë fjalimeve të tij.  Ai më herët ka ofenduar edhe papën./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark