Presidenti francez kërkon mobilizim nga ministrata për humbje të thellë të Le Pen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidenti francez kërkon mobilizim nga ministrata për humbje të thellë të Le Pen

    Insajderi
    26 April 2017 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Francës, Francois Hollande, u ka thënë sot ministrave të Qeverisë që të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, të pësojë humbje të madhe në balotazhin e 7 majit në zgjedhjet presidenciale në Francë.

    Le Pen garon në balotazh kundër kandidatit të pavarur të qendrës, Emmanuel Macron.

    Hollande u ka kërkuar ministrave që të përkushtohen plotësisht në fushatën zgjedhore për t’u siguruar se Marine Le Pen të marrë vota sa më pak që është e mundur, ka thënë zëdhënësi i Hollande, Stephane Le Foll.

    Hollande, i cili u ka bërë thirrje francezëve që të votojnë për Macronin, ka kërkuar na secili ministër që të mobilizohet plotësisht në këtë fushatë, shtoi ai./Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark