Presidenti i ri i Malit të Zi: Nuk e tërheqim njohjen ndaj Kosovës, kjo çështje është e qartë – Insajderi
×
Insajderi

Presidenti i ri i Malit të Zi: Nuk e tërheqim njohjen ndaj Kosovës, kjo çështje është e qartë

Insajderi
04 April 2023 - 22:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Nuk është realiste të pritet që Mali i Zi do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës. Kjo çështje është e qartë”, ka thënë Jakov Milatoviç, presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, në një intevistë për median serbe “Nova.rs”, shkruan Insajderi.

“Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë të marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”.

Milatoviq tha gjithashtu se Mali i Zi me të vërtetë po shkon drejt Brukselit dhe për këtë arsye vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel.

“Dëshiroj gjërat më të mira të mundshme me Serbinë dhe kur kam qenë ministër i zhvillimit ekonomik e kam vënë gjithmonë në fokus. Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është krejtësisht e natyrshme që vizita ime në Serbi do të vijojë”, tha Milatoviq./Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark