Presidenti i klubit futbollistik të Suharekës, Rrustem Aliaj, ka lajmëruar dorëheqjen.
Aliaj e ka njoftuar largimin e tij përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ndonëse nuk ka dhënë arsye, ai ka thënë se këtë po e bën “për të mirën e klubit”, shkruan Insajderi.
“Ky vendim është marrë pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe me mendimin më të mirë për të ardhmen e klubit”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.
“Megjithatë, besoj se tani është momenti i duhur për një ndryshim dhe për t’i hapur rrugë energjive të reja që mund ta çojnë klubin në nivele edhe më të larta”, tha ndër të tjera ai. /Insajderi.org/