Insajderi
Botë

Presidenti iranian optimist: Do të dështojë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Insajderi
30 April 2026 - 17:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidenti iranian optimist: Do të dështojë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bllokada amerikane ndaj Ngushticës së Hormuzit është “e destinuar të dështojë”, ka deklaruar presidenti i Iranit.

Komentet e Masoud Pezeshkian janë deklaratat më të fundit të ashpra nga Teherani, ndërsa vendi përpiqet të përballojë negociatat e ngecura që po vazhdojnë.

Ato u shoqëruan edhe me deklarata nga një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare, i cili tha se çdo sulm amerikan ndaj Iranit, edhe nëse është i kufizuar, do të sjellë “goditje të gjata dhe të dhimbshme” si kundërpërgjigje, shkruan skynews.

Këto janë deklarata që janë dëgjuar edhe më parë nga Irani, teksa kërcënon çdo përshkallëzim nga SHBA-ja.

Komandanti i Forcës Ajrore-Hapësinore, Majid Mousavi, citohet nga mediat iraniane të ketë thënë “kemi parë çfarë ndodhi me bazat tuaja rajonale, të njëjtën gjë do ta shohim të ndodhë edhe me anijet tuaja luftarake”.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje armëpushimi pa afat të caktuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark