Insajderi
Botë

Presidenti i Kinës nis vizitën “historike” në Serbi

Insajderi
17 June 2016 - 19:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka arritur në Beograd, ku është pritur nga homologu serb, Tomisllav Nikolliq, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Serbisë.

Udhëheqësit serbë e kanë përshkruar vizitën triditëshe – të parën nga një president i Kinës në rreth 30 vjet – si historike, shkruan REL.

Serbia ka gëzuar marrëdhënie të mira me Kinën qysh në vitet 1990, kur Beogradi ka qenë i izoluar ekonomikisht për shkak të rolit të tij në konfliktet në ish-Jugosllavi.

Qysh në vitin 2009, kur dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje për partneritet strategjik, Kina ka investuar mbi një miliard dollarë në Serbi. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark