Presidenti maqedonas, një javë kohë ta caktojë mandatarin e Qeverisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti maqedonas, një javë kohë ta caktojë mandatarin e Qeverisë

    Insajderi
    02 January 2017 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit, deri më 9 janar, t’i jep mandatin kandidatit të partisë apo partive që do të arrijnë për të mbledhur 61 nënshkrime, shumicë për të formuar qeveri.

    Afati i fundit për formimin e qeverisë tashmë po rrjedhë.

    Mandatari ka afat prej 20 ditësh për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të qeverisë së re.

    Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve. Nëse mandatari për 20 ditë nuk arrin ta bëjë këtë, e tërë procedura përsëritet duke u detyruar që kjo t’i dorëzohet një mandatari tjetër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

    Përbërja e re e Parlamentit është e përbërë nga 51 deputetë të OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja 49 deputetë, BDI i ka 10, Lëvizja Besa me 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3, dhe PDSH i ka fituar 2 deputetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark