Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i shqetësuar rreth lajmit të shpërthimit që ndodhi mbrëmë në Stamboll të Turqisë.
Ai ka thënë se Kosova qëndron krah shtetit turk si në kohë të mira, ashtu edhe në ato të vështira.
“Shumë i shqetësuar me lajmin e shpërthimit në Stamboll. Kosova qëndron krah Turqisë si në kohë të mira ashtu edhe në këto momente të vështira. Drejtësia do të triumfojë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.