Presidenti Thaçi betohet pa opoziten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi betohet pa opoziten

    Insajderi
    16 March 2016 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë seancë, ku do të betohet presidenti i ri, me arsyetimin se Thaçi nuk është unifikues dhe njëkohësisht me pjesëmarrjen e tyre do të legjitimoheshin shkeljet, siç thonë ata, me rastin e zgjedhjes së të parit të shtetit.

    Zyrtarë të partisë më të madhe opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, thonë se do të kenë shumë aktivitete deri në ditën kur do të betohet Thaçi.

    “Është shumë herët të diskutojmë për datën 7 prill, meqë kemi shumë aktivitete deri në atë datë. Opozita e bashkuar është duke u përqendruar maksimalisht në përgatitjet për tubimin në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë që mbahet të shtunën më 19 mars 2016 në orën 14:00, si dhe për protestën e radhës që mbahet në Prishtinë më 26 mars 2016”, ka thënë Adonis  Tahiri, raporton Gazeta Express.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark