Presidenti Thaçi merr pjesë në Samitin e SEECP-së në Sofje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi merr pjesë në Samitin e SEECP-së në Sofje

    Insajderi
    01 June 2016 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot drejt Bullgarisë ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të zhvillojë punimet nesër në Sofje.

    Në mesin e pjesëmarrësve në Samitin e SEECP-së, ku nikoqir do të jetë presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, do të jenë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidentja e Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, Presidenti i Molldavisë, Nicolae Timofti, Presidenti i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, dhe kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

    Me këtë rast, Presidenti Thaçi do të mbajë një fjalë në sesionin plenar të Samitit të titulluar “SEECP – çelës i bashkëpunimit rajonal për 20 vite” dhe do të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal, fqinjësinë e mirë dhe integrimin e shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian.

    Samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për medie nga “Trojka” e SEECP-së – Shqipëria, Bullgaria e Kroacia, pas së cilës Presidenca e radhës e këtij forumi për periudhën qershor 2016-2017 do t’i kalojë Kroacisë.

    Gjithashtu, presidenti Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pritet për një takim bilateral nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark