Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit terrorist që ndodhi gjatë ditës në Jerusalem të Izraelit.
“Një tjetër sulm vdekjeprurës duke përdorur një kamion, tani në #Jerusalem”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.
“Unë jam i shqetësuar nga modeli i sulmeve terroriste, dialogu nuk ka alternativë”, ka shtuar presidenti./Insajderi.com