Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme, ku do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Lajmi është dhënë nga mediat turke, që citojnë Erdoganin që iu drejtua mediave pas një takimi me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.
Nishani është duke qëndruar në Turqi për të nënshkruar një marrëveshje mes dy vendeve.
Mediat turke shkruajnë se Ergodan ka shprehur përkrahjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pjesëmarrjen e saj në organizata ndërkombëtare e rajonale.
Ai ka thënë se për këto tema do të bisedojë me Presidentin Thaçi javën tjetër në një takim në Turqi./Insajderi.com