Presidentja e Kroacisë detyrohet ta ndërpresë vizitën në Austri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Presidentja e Kroacisë detyrohet ta ndërpresë vizitën në Austri

    Insajderi
    18 July 2017 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak të situatës me zjarre në Dalmaci, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq ka vendosur të shkurtojë qëndrimin në të ashtuquajturin takim trelateral tradicional të presidentëve të tri shteteve Kroaci, Itali dhe Slloveni, i cili këtë vit mbahet në qytetin austriak Salzburg.

    Siç transmetojnë mediat kroate, Kitaroviq nga Austria direkt do të shkojë në Split për t’u njohur nga vendi i ngjarjes me gjendjen në qytetin më të madh kroat në bregdetin dalmatin dhe rrethinën e tij, por edhe në lokacionet tjera ku janë regjistruar vatra zjarri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark