Insajderi
Botë

Presidentja e Sllovenisë e uron Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy shtete dhe për Procesin e Brdo-Brionit

Insajderi
07 October 2026 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidentja e Sllovenisë e uron Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy shtete dhe për Procesin e Brdo-Brionit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojë për Procesin e Brdo-Brionit.

“Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka Pulën me rastin e zgjedhjes së saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Pres me kënaqësi një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv midis Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni. Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark