×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetoj deri sa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare

    Insajderi
    15 April 2024 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.

    Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar tha se përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur.

    “Sot dëgjova se çfarë do bëjnë gratë nëse bota do ishte më e barabartë. Përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur. Jam e sigurt se Prishtina dhe Beogradi do gjejnë një rrugë të përbashkët për hir të popullit. KiE-ja ka të bëjë deh është në shërbim të popullit në fund të fundit për shqiptarët e Kosovës”.

    Presidentja sllovene tha se u ‘trondit’ kur dëgjoi nga presidentja e vendit, se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    “U trondita që sot Vjosa më tha se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo është e padrejtë ne do iu mbështesim tutje. Nëse keni shtet të fort ekonomikisht do keni shtet të fortë edhe për mirëqene sociale. Sot jemi partneri i 7-të që investojmë në Kosovë dhe jam e kënaqur që Sllovenia investon në vendin tuaj. Uroj që Kosova të hyjë në KE, hapi tjetër është në BE. Uroj që të jetoj derisa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, është shprehur Presidentja e Sllovenisë.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar mbështetje për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, e në organizatat tjera ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark