Presidentja njofton për shtetin tjetër që doli pro liberalizimit të vizave për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja njofton për shtetin tjetër që doli pro liberalizimit të vizave për Kosovën

    Insajderi
    23 June 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani, në samitin e Parlamentit Evropian ka marrë mbështetje nga kancelari i Austrisë Karl Nehammer. Sipas Osmanit ustria mbështetë me ngulm liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës

    Siç njofton zyra e presidentes, gjatë takimit me kancelarin e Austrisë, Presidentja Osmani ka falënderuar atë për mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Austria po luan rol të rëndësishëm për ta çuar përpara procesin e integrimit të Kosovës dhe vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor. Ne mbesim të përkushtuar në rrugëtimin tonë evropian”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po realizon takime me krerët e shteteve anëtare të BE-së në Bruksel, pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark