Presidentja Osmani e gatshme për takim me liderët politikë nga 16 prilli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani e gatshme për takim me liderët politikë nga 16 prilli

    Insajderi
    08 May 2025 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e saj që nga data 16 prill për të pritur në takim liderët e partive politike, nëse ata e konsiderojnë të nevojshme një gjë të tillë.

    Kështu ka konfirmuar këshilltari për media, Bekim Kupina, i cili ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur kërkesa zyrtare, por pas interesimit të disa partive, Kabineti i Presidentes pritet të koordinohet me partitë për të caktuar kohën e përshtatshme për një takim gjithëpërfshirës.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, njoftoi Kupina.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark