Presidentja Osmani e përmend heroin Afrim Bunjaku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani e përmend heroin Afrim Bunjaku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    Insajderi
    23 October 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ka përmendur vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, më 24 shtator nga grupi i serbëve që kryen agresion në Banjskë të Zveçanit.

    Ajo tha se i ndjeri Afrim Bunjaku e humbi jetën duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.

    Presidentja Osmani e filloi fjalimin me të mbijetuarit e luftës në Kosovë, sidomos për viktimat e mijërave të dhunuarve gjatë luftës.

    Viktimat e dhunës seksuale, sipas saj, zgjodhën jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të përpiqen të jetojnë. Kjo është historia e Kosovës.

    Ajo ju drejtuar KS të OKB-së si një presidente e një vendi që ka humbur 13,000 njerëz gjatë luftës në Kosovë, shumë të zhdukur dhe me vrasjen e fëmijëve që, në kokë banori, është më së shumti në çdo luftë në ish-Jugosllavi.

    “Ne jemi ngritur nga zeroja për të ndërtuar jetën tonë, për ta ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit, pavarësisht etninë e tyre, mund të jetojnë pa frikë, pa diskriminim.

    Presidentja më tej shprehu zotimin e shteti të Kosovës për të ecur përpara e jo për të shkuar prapa.

    “Jam këtu për të rikonfirmuar se të gjitha institucionet e Kosovës nuk e lejojnë ecjen prapa për lirinë e mundimshme që kemi fituar bashkë me demokracitë nga mbarë bota, sepse Republika e pavarur e sovrane e Kosovës është storja më e suksesshme në historinë e njerëzimit”, deklaroi presidentja Osmani.

    Presidentja Osmani më tutje foli për sulmin e grupit terrorist e paramilitar serbë të mbështetur nga Serbia në Banjskë të Zveçanit, ku vra pjesëtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    “Atë ditë Republika e Kosovës ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia i grupeve terroriste e paramilitare”, deklaroi presidentja Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark